Humb jetën gruaja që ra nga pallati

0

Ka ndërruar jetë gruaja që është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit në zonën e Ali Demit në Tiranë.

Sipas policisë ajo është një 79-vjeçare, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.06.2024, rreth orës 01:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëhedhur nga kati i 3-të i banesës, shtetasja R. H., 79 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu