Humb jetën në një aksident tragjik i riu shqiptar në Gjermani. Emri

0

Një i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani, pasi është përfshirë në një aksident.

Viktima është identifikuar si Masar Ymeri, me origjinë nga Vushtrria e Kosovës, teksa lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, të cilët thanë se varrimi i tij do të bëhet të enjten në ora 18:00. Varrimi i tij do të bëhet në varrezat e fshatit Lumi i Madh në Vushtrri.

“Informim Me pikëllim dhe dhembje të thellë ju njoftojmë që pas një aksidenti të rëndë në Gjermani, tragjikishtë humbi jetën më i dashuri i familjes tonë Masar Mujamet Ymeri. Ceremonia e varrimit do bëhet më datë 31.08.2023 në ora (18:00) Në varrezat e fshatit Lumi i Madh. Me pikëllim të thellë familja Ymeri”, thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu