Humb jetën turisti gjatë hedhjes më të lartë me llastik nga kulla kineze

0

Një vizitor japonez ka humbur jeten pasi kreu hedhjen më të lartë në botë rreth 240 metra nga një kullë komunikimesh në Kinë.

56-vjecari u lëshuan i lidhur me llastikë nga kulla Macau në bregdetin jugor të Kinës, teksa pas lëshimit ai raportohet se kishte pësuar probleme me frymëmarrjen.
Tentativa e djeshme e japonezit përfundoi në tragjedi pasi mbeti i varur pa ndjenja pas kërcimit. Ai u dërgua më vonë në spital por pa mundur te mbijetoje. Grupi organizator i lëshimeve me llastik Skypark by AJ Hackett, konfirmuan se kanë nisur hetime për vdekjen e tij.
Të githë atyre që marrin pjesë në hedhje të tilla u kërkohet të deklarojnë gjendje të mëparshme mjekësore thotë kompania AJ Hackett, siç janë tensioni i lartë i gjakut, sëmundje zemre, kirurgji te meparshme apo gjendje të tjera mjekësore qe mund të vene në rrezik personin gjatë hedhjes me emocione të forta.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu