TIRANË- Dy turistë gjermanë janë shpëtuar në në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”. Policia bën me dije se dy turistët kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të natyrës. Pas marrjes së njoftimit policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar dy turistët. Pas disa orësh kërkime policia ka arritur ti gjejë dhe i ka ndihmuar të largohen nga vendi i ngjarjes në gjendje të mirë shëndetësore.
“DVP Tiranë/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vijnë në ndihmë 2 turistëve gjerman të cilët humbën rrugën gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”.
Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, dy turist gjerman(nënë e bir) kishin humbur rrugën, gjatë eksplorimit në natyrë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Njësinë Alpine e Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë, menjeherë kanë organizuar punën për ti ardhur në ndihmë.
Pas disa orësh kërkimesh, është bërë e mundur lokalizimi dhe gjetja e turistëve, në gjendje të mirë shëndetsore. Turistët gjerman kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar. Policia e Tiranës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të turistëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112,” thuhet në njoftim.