Humbi jetën brenda ambienteve të Bashkisë së Lushnjes/ Flasin familjaret e 48-vjeçares: Kishte shkuar për…

0

Familjaret e 48-vjeçares, që humbi jetën brenda ambienteve të Bashkisë së Lushnjes, kanë treguar se ajo kishte shkuar për të bërë letrat e KEMP-it.

Ato thanë për mediat se vdekja e Shpresa Canit ishte e parapritur, duke shtuar se “iku në Bashki me këmbët e veta” dhe u kthye me arkivol.

“Kishte vajtur për të bërë letrat, atje kishte rënë tek dera”, tha njëra prej tyre.

“Na erdhi haberi që ka vdekur Shpresa, shkuam në Lushnje e gjetëm të vdekur. Ishte vetëm fare. Ajo kishte vëllain, kunatën e babain”, u shpreh një tjetër familjare.

“Ishte vdekje e papritur, iku me këmbët e veta dhe erdhi me arkivol. Kishte shkuar tek Bashkia për letrat e KEMP. Mbesa ishte talasemike, merrte gjak. Kur thanë vdiq atje ne u habitëm, ishte e papritur”, rrëfeu një tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu