Humbi jetën pasi u rrëzua nga lartësia, arrestohet në Tiranë pronari i banesës ku po punonte viktima

0

Policia bëri me dije se viktima ishte duke punuar në soletën e banesës kur ka rënë nga lartësia.

TIRANË- Ditën e djeshme, një 66-vjeçar humbi jetën tragjikisht në Tiranë pasi ra nga soleta e ndërtesës 4 katëshe. Policia bëri me dije se viktima ishte duke punuar në soletën e banesës kur ka rënë nga lartësia.

Sot bëhet me dije se pranga është vënë pronari i banesës ku po punonte viktima. I arrestuari është i identifikuar si 58-vjeçari me inicialet A.G.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 58 vjeç, pasi në banesën e tij ka humbur jetën shtetasi B. K., 67 vjeç, i cili duke punuar ka rënë nga lartësia,” thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.