Humbi kontaktet me familjarët, gjendet e pajetë e moshuara në Korçë

0

KORÇË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës, ku një e moshuar që jetonte e vetme është gjetur pa shenja jete. Prej tre ditësh ajo kishte humbur kontaktet me familjarët, gjë që ka alarmuar fqinjët të cilët njoftuan uniformat blu.

Pasi forcat zjarrfikëse mundësuan hyrjen në banesë, policia konstatoi trupin e pajetë të viktimës.

Nga këqyrja fillestare, u evidentua një hematomë në kokë, çka ngre dyshimet se e moshuara mund të jetë rrëzuar aksidentalisht. Mësohet se, trupi është dërguar në morg për ekspertizën mjeko-ligjore, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes./