Humbi kontrollin e makinës dhe u përmbys/ Kush është 21-vjeçarja shqiptare që humbi jetën në Itali

0

Stella Luciani, 21 vjeç, me origjinë nga Shqipëria ka mbetur e vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mediat vendase shkruajnë se Luciani ka qenë duke drejtuar makinën me dy shokë, të moshës 18 dhe 22 vjeç, kur mjeti që po shkonte drejt Bazzano-s, u përplas me ndarëset e rrugës dhe më pas u përmbys.

21-vjeçarja pësoi lëndimet më të mëdha dhe u transportua me ambulancë në urgjencën e San Salvatores, por edhe pas një operacioni delikat, nuk arriti të mbijetonte.

Kryetari i bashkisë L’Aquila, Pierluigi Biondi, ditën e vdekjes së Stella Luciani shprehu ngushëllimet për ngjarjen e rëndë.

“Për tragjedinë e ndodhur në autostradën e Bazzano. Tragjedi që e largoi Stella Lucianin nga dashuria e familjes së saj, të cilëve u shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta, të miqve, miqve të saj. Gjej rastin të shpreh ngushëllimet e mia edhe për kolegun tim kryebashkiak të Montereale, Massimiliano Giorgi, për pikëllimin që ka goditur komunitetin e tij. Një zi që na prek të gjithëve,”– ka thënë kryebashkiaku Biondi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu