Humbi motrën në aksident/ Familjari: Në duart tënde u rrita, më dogje shpirtin!

0

Motra dhe dhëndri i zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për të Ardhura Publike, Abduselam Selamit humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.

Motra dhe kunati ishin dy prej 45 viktimave të tragjedisë dhe Selami përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e dhimbshëm.

“Ah motër ma djege shpirtin, mbretëresha ime e madhja. Në duart tua u rita, me nënën të zëvendsoja, këshillat e tua sa më ndihmuan në jetë, sa ju gëzoje sukseseve tona, na ike pa u përshëndetur! Familjarë, miq, shokë në aksidentin që ndodhi në Bulgari të ju njoftoj se në mesin e 46 engjujve ishin edhe motra ime e madhe Fevzija dhe dhëndri im Ibrahimi. Për varrimin do jeni të informuar”, -shkruan Selami.

Vetëm 7 persona kanë mbijetuar, të cilët mundën të thyejnë xhamat dhe të dalin nga mjeti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu