Humbi ndjenjat në fushë, Federata hungareze zbulon gjendjen e sulmuesit

0

Lajme pozitive nga Federata Hungareze e Futbollit, në lidhje me gjendjen e sulmuesit Varga, i cili humbi ndjenjat në fushë në duelin ndaj Skocisë, pas një përplasje me portierin kundërshtar.
Nga raportimet e fundit të federatës për BBC, bëhet me dije se Barnabas Varga është i vetëdijshëm.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por tani është nën kontroll dhe në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Varga raportohet se kishte hapur sytë dhe kishte qëndruar ulur për gati 10 minuta para se të largohej me barelë nga fusha.

“Gjendja e Barnabas Varga është stabël! Lojtari është aktualisht në një spital në Stuttgart! Ne do t’ju informojmë menjëherë nëse ka ndonjë lajm për gjendjen e tij!”-bën me dije Federata Hungareze e Futbollit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu