Humbi nënën në moshë të re, Fjoralba Ponari, rrëfen historinë…

0

Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari humbi pak muaj më parë nënën e saj. Moderatorja ka preferuar ta kalojë këtë periudhë të vështirë në privatësi duke mos ndarë asnjë detaj mirëpo mbrëmjen e kaluar ajo iu përgjigj disa pyetjeve që iu bënë në Instagram dhe një prej tyre kishte të bënte me humbjen e nënës. Moderatorja ka shkruar se ajo mban ende ngjyra të errëta por siç shton ajo, asnjë veshje nuk e zvogëlon dhimbjen që ndjen.

“Nuk ka humbje dhe dhimbje më të për një fëmijë sesa të humbasësh prindin. Por uroj po ashtu që të mos mundosh veten për mungesën e tij, e kjo disfatë e jetës të të shërbejë si forcë për t’u ngritur dhe më e guximshme. Sa për veshjet, unë jam ende me të errëta, jo të zeza, por mendoj se është shumë personale dhe asnjë ngjyrë në rroba nuk rrit dhe as zvogëlon dhimbjen që ti ndjen. Fundja mund të veshësh gjithë ngjyrat e ylberit dhe shpirtin ta kesh po plagë”, shkruan Fjoralba.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu