HUNGARI- Kryeministri hungarez në largim, Viktor Orbán deklaroi se do të dorëzonte vendin e tij parlamentar, pas humbjes në zgjedhjet e vendit du javë më parë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Orban deklaroi se do të dorëzonte vendin e tij parlamentar, pas 16 vitesh në pushtet.
Mediat shkruajnë se ai deklaroi se vendi që kishte fituar si kryetar i fletëvotimit të aleancës Fidesz-KDNP në thelb i përket partisë dhe jo atij personalisht.
“Duke qenë se vendi që fitova si kreu i listës për platformën Fidesz-KDNP është në fakt një vend parlamentar për Fidesz, vendosa ta dorëzoj atë. Në këtë kohë, nuk kam nevojë për parlament, por për riorganizimin e kampit kombëtar”, tha ai në një videomesazh të postuar në Facebook.





