Humbin jetën nga Covid-19 çifti i bashkëshortëve në Greqi, i biri futet në intubim

0

Një çift të moshuarish kanë ndërruar jetë në Greqi, pas infektimit me Covid-19. Ata ishin mësues të dalë në pension tashmë, të cilët vdiqën në Spitalin e Përgjithshëm në Larisa.

Burri 83 vjeç dhe gruaja 78 vjeç ishin shtruar prej ditësh në spital, ku po merrnin trajtimin kundër koronavirusit.

Ndërkohë djali i familjes, 51 vjeç ndodhet i intubuar pas përkeqësimit të shëndetit. Sipas informacioneve të dy prindërit dhe djali i tyre nuk ishin vaksinuar kundër Covid-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu