Hungaria nderon sërish figurën e Skënderbeut, busti i Gjergj Kastriotit inaugurohet në qytetin Eger

0

Një bust i heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeu është inauguruar ditën e sotme në Hungari, në qytetin Eger.

Busti është vendosur në sheshin e emëruar gjithashtu pas heroit kombëtar, ndërsa është mbajtur edhe një ceremoni e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Hungari dhe bashkia e Egerit.

Busti, një financim i Konsullit të Nderit z. Avni Hafuzi, do të jetë në të njëjtat përmasa si ai i vendosur ne Parkun e kryeqyteti hungarez, Budapest.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu