Hyri befas në lokal dhe plagosi me armë: Kush është 35-vjeçari që po kërkohet nga Policia

0

Policia e Pogradecit është vënë në kërkim të një personi me precedent penalë, i cili ka plagosur pas mesnate në një lokal në fshatin Bishnicë, Bledi Shahinin.

Burime bënë të ditur se personi në kërkim është 35-vjeçari Spartak Çela, që shfaqet në fotot e mëposhtme, ai banon në fshatin Buzaisht.

Duket se Çela ka qënë i dehur në momentin kur ka hyrë në lokal dhe ka shtënë me armë.

Ngjarja, sipas Policisë:

Më datë 21.08.2020, rreth orës 02:00, në një lokal në fshatin Bishnicë, pas një konflikti të çastit shtetasi A. Ç., rreth 35 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri tip automatik shtetasin B. Sh., i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë arma e zjarrit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Nga ana e Policisë, po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit A. Ç., si edhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu