Hyri në farmaci dhe gjeti grabitësin duke kërcënuar punonjësen me thikë, ndërron jetë nga stresi pronari 40 vjeçar në Shkup

0

Një grabitje me pasojë vdekje ka ndodhur ditën e djeshme në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Alsat.mk shkruan se një person duke i drejtuar thikën punonjëses ka tentuar të grabisë një farmaci.

Ndërkohë që pas disa minutave në farmaci shkoi pronari, 40-vjeçari me iniciale A.S, i cili nga stresi humbi jetën. Pasi i ra të fikët, ai është transportuar për në spitalin Nënë Tereza në Shkup, ku dhe është konstatuar vdekja.

Ndërkohë që organet kopetente në Shkup janë duke punuar për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu