Hyri në liqen për t’u larë, vdes 44-vjeçari

0

Pogradec- Hyri në liqen për t’u larë, vdes 44-vjeçari.

Rreth orës 18:00, në fshatin Udënisht, Pogradec, në liqenin e Ohrit, shtetasi J. S., 44 vjeç, nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, në momentin që është futur në liqen për t’u larë ka ndërruar jetë.

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk u konstatuan shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu