“I afërmi juaj zbatonte porositë e Enverit për të vrarë…”/ Balluku i kthehet ‘keq’ Spahos: Je si qen i lidhur te karrigia

0

Pas kryeministrit Edi Rama opozita akuzoi për korrupsion, me portin e Durrësit, zëvendës kryeministren Belinda Balluku e cila udhëhoqi grupin e punës në negocimin e kontratës me kompaninë Emaar nga Dubai.

Edmond Spaho e kaloi debatin edhe në aspekte personale duke përmendur një të afërm të Ballukut që sipas tij zbatonte porositë e Enverit për krime.
“Një i afërmi juaj ka pas një histori shumë tragjike sepse zbatonte qorrazi porositë e Enverit për të vrarë e prerë. Mos zbato qorrazi porositë e Edit edhe ti edhe ministria e financave.”- tha Spaho.

Pas këtyre akuzave të deputetit demokrat, Balluku i është drejtuar duke i thënë se ai është si një qen i lidhur tek karrigia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu