I akuzuar për trafik droge, arrestohet 30-vjeçari në Itali

0

Një 30-vjeçar shqiptar ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, është arrestuar për trafik droge. Primocanale shkruan se shqiptari nuk ishte i panjohur për autoritetet italiane, pasi në vitin 2016 u arrestua për vjedhje.

30-vjeçari u akuzua në 2016-ën, për të paktën 85 vjedhje banesash, së bashku me 13 bashkatdhetarë dhe një shtetas italian. Operacioni u quajt “Bugs Bunny” sepse vjedhjet përfshinin jo vetëm para, bizhuteri dhe të mira të tjera materiale, por edhe kafshë shtëpiake, veçanërisht lepuj.