I ati ja zuri frymën me ngjitës dhe e vrau, familjarët e Matiasit: “Ishe një ëngjëll”

0

 – Vrasja e Matiasit të vogël 10 vjeçar nga babai i tij në Itali zgjoi emocione të forta jo vetëm atje por edhe tek ne në Shqipëri ku banojnë të afërmit e nënës së tij Marjola Rrapajt.

Sipas Tuscia web, detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e kobshme. Matias u qëllua me thikë nga i ati i tij polak, Mirko Tomkoë që u arratis nga spitali COVID dhe erdhi t’i marrë jetën djalit të tij për shkak të konflikteve që kishte me ish-partneren shqiptare. Detajet tregojnë se ai i ka mbyllur gojën dhe hundën vogëlushit me shirit dhe më pas e ka qëlluar me thikën disa herë.

“44-vjeçari polak i dehur, fillimisht i mbylli gojën dhe hundën djalit të tij 10-vjeçar me shirit dhe më pas e plagosi për vdekje me një thikë kuzhine” thonë autoritetet.

Dhimbja ka prekur edhe të afërmit e Marjola Rrapaj, të cilët jetojnë në Shqipëri. Xhaxhai i djalit shkruan se Matias ishte një ëngjëll dhe do u mungojë shumë.

“Matiasi jon i vogël, na mungon shumë. Ajo lë një plagë të madhe që nuk do të shërohet kurrë. Do të jesh gjithmonë në zemrat dhe ëndrrat tona. Nuk do ta harrojmë kurrë. Një engjëll i vogël do të mbetet pranë nesh”, tha ai.

Vrasja e djalit ishte hakmarrja e polakut ndaj ish-bashkëshortes së tij, Mariola Rapaj, 35-vjeçarjashqiptare, e cila kishte kërkuar edhe urdhër mbrojtës ndaj tij. Prokuroria thotë se polaku veproi i vetëm ndaj hetimet mund të mbyllen së shpejti.

Nga ana tjetër, halla e djalit tha se nuk gjen fjalë për ngjarjen dhe nuk mund të japë shpjegime pasi një situatë e tillë është e tmerrshme.

“Nuk mund ta besoj që u largua nga kjo botë kaq i vogël”, thotë ajo.

Matias vdiq në moshën 10-vjeçare më16 nëntor ku  u gjet me thikë në qafë dhe fytyrën me shirit ngjitës në banesën e tij në Itali ku jetonte me nënën e tij, e cila ishte në punë në ato momente. Babai i fëmijës u arrestua për vrasje me dashje. Mirko Tomkow, 44 vjeç, është  në burg prej ditës së djeshme, pasi doli nga reparti i mjekësisë në spitalin Belcolle. Në Vetralla nisi mbledhja e fondeve në emër të Matias për të ndihmuar nënën e saj Mariolën, e cila mbeti vetëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu