Një çift izraelit u arrestua këtë javë në Turqi me dyshimin për spiunazh pasi fotografuan nga një traget rezidencën e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Stamboll. Haaretz shkruan se Ministria e Jashtme izraelite ka thënë të enjten se është në dijeni të incidentit, i cili ndodhi të martën, dhe se ajo është duke u përpjekur ta zgjidh atë.
Ndërsa sipas raportimeve në mediat turke, ata nuk ishin në traget, por në një restorant në Kullën Camlica në Stamboll në momentin që bënë fotografitë. Nndërkohë që bëhet e ditur se një kamerier, i denoncoi në polici pas ngjarjes. Hetimi iu dorëzua zyrës kundër terrorizmit të Turqisë, duke shtuar se çifti pritet të dalë para gjykatës të premten.
“Arrestimi i klientëve të mi është i panevojshëm,” tha avokati izraelit, Nir Yaslovitzh.