I bëri “twerk” kolegut, policja shqiptare: I kërkoj falje gruas së tij

0

Policja me origjinë shqiptare, Vera Mekuli u filmua teksa kërcente në prehrin e kolegut të saj Nick McGarry, një toger i martuar. Videoja e saj bëri xhiron e rrjetit teksa ajo i bënte “twerk” kolegut. Së fundmi, policja shqiptare ka kërkuar falje për veprimin dhe ndihet e turpëruar, duke shpresuar që videoja mos ketë shkaktuar shumë dëm në martesën e kolegut të saj Nick McGarry.

Dua t’i kërkoj falje bashkëshortes së togerit, vërtetë më vjen keq. Shpresoj të mos ketë shkaktuar ajo ngjarje shumë dëm në martesën e juaj apo në jetën e juaj personale. E di se duket keq dhe nuk duhej të ndodhte. Unë vërtetë nuk e dija për martesën tuaj”-është shprehur ajo për TMZ.

Shqiptarja ka thënë gjithashtu se nuk e kishte idenë se togeri ishte i martuar. Gjithsesi as 26-vjeçarja dhe as togeri nuk përballen me ndonjë akuzë disiplinore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu