E moshuara Namira Koka tregon se djali i saj Halili i vrarë pabesisht 14 shkurtin e vitit të kaluar pranë banesës së tij në Durrës, kishte denoncuar tre herë në Komisariatin e Policisë, me data dhe përshkrime të hollësishme të kërcënimeve, që i ishin bërë nga ana e 35-vjeçarit vrasës Ilir Koçilja.
Në denoncimet e depozituara në Policinë e Durrësit, Koka kishte përfshirë edhe referenca për ndërhyrje mjekësore të mëparshme të autorit, duke informuar autoritetet për problemet e tij shëndetësore.
“Djali për të gjitha shqetësimet e ka denoncuar 3 herë djali Halil Koka, edhe në polici thynte makina”. Megjithatë, autoritetet policore duket se kanë vepruar si noterë të shqetësimeve, jo si garantë të sigurisë. Ata e regjistruan rastin dhe e kaluan pa ndërhyrje.
Avokate Përlesi sqaron se ku çedoi sistemi: “Duke qënë se kemi një kallëzim penal dhe nuk është zhvilluar një hetim penal ne vërtetë kemi një shkelje të rëndë sipas Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria dhe Policia e kanë detyrim ligjor të fillojnë një kallëzim penal dhe nuk duhet të pritet një herë, dy apo më shumë herë kallëzimin penal. Mosveprimi i tyre përbën shkelje administrative por në rastin konkret kemi një viktimë duke qënë se nga mosveprimi ka lind pasoja që është vrasja në këtë rast institucionet mund të hetohen për “shpërdorim detyre” apo neglizhencë në detyrë”.
Askush nuk ka kërkuar një ekzaminim të gjendjes mendore të personit në fjalë. Askush nuk ka aktivizuar institucionet e kujdesit mendor, të cilat ligjërisht janë përgjegjëse për rastet me rrezikshmëri shoqërore.
Më tej, avokatja sqaron: “Institucionet e shendetit mendor kan detyurim ligjor të marrin masa”
Për psikologen Enertila Bekteshi: “Personat me çrregullime mendore që shfaqin sjellje agresive duhet të trajtohen në mënyrë të specializuar. Shteti ka detyrim të bëjë diagnostikim të saktë përmes mjekëve profesionistë. Shteteti ka detyrim të sigurojë trajtim të detyruar psikiatrik nëse personi paraqet rrezik për vete apo për të tjerët. Gjithashtu, shteti duhet të vendoset në institucione jo thjesht burg, por p.sh edhe në spitalet psikiatrike të sigurisë së lartë duhet të monitorohen për gjendjen e tyre mendore”.
Dhe kjo ngen pikëpyetje të madha që ende mbeten pa përgjigje: Ku ishin institucionet? Si ka mundësi që një person me histori të tillë, me probleme të dukshme, të jetojë pa ndonjë mbikëqyrje apo kujdes? A është kjo një vrasje që mund të ishte parandaluar? Në këtë rast, braktisja nuk ka qenë vetëm personale, por edhe shoqërore — dhe çmimi u pagua me jetë.
Avokatja Përlesi hedh dritë se kjo ngjarje mund të ishte parandaluar: “Po të ishin marr masat sot nuk do ishte një viktim nuk do kishte ndodhur ngjarja”.
Në këtë rast, braktisja nuk ka qenë vetëm personale, por edhe shoqërore — dhe çmimi u pagua me jetë.
Nëna e viktimës shprehet e zhgënjyer nga ky sistem: “Kjo më bën përshtypje se shteti nuk ndërhyri, se ulëriste, bërtiste në barrake. Bën djali im në mënyrë njerëzore, ecni merrni masa se është problematik, ka bërë edhe burg më përpara për përndjekje. U desh të më merrte jetën e djalit që sot të ishte në psikiatri, pse duhet të merrte një jetë kur të gjitha të këqijat i kishte berë edhe më përpara”.
Kjo fjali është një goditje e drejtpërdrejtë për sistemin që hesht, nuk ndërhyn, dhe vepron vetëm pasi ndodh tragjedia. A duhej të pritej që një nënë të mbetej pa djalë dhe një fëmijë pa baba, që shteti të kuptonte rrezikun? Kjo nuk është vetëm një histori dhimbje, por një aktakuzë ndaj një sistemi që ngjallet vetëm kur është tepër vonë.
Një krim i paralajmëruar… nëse sistemi dhe hallkat do kishin bashkëpunuar sot Namire Koka nuk do ishte me të zeza. Në çdo shtet ligjor, një denoncim është një thirrje për ndihmë — por në këtë rast, duket se denoncimet e përsëritura të djalit të Halilit, për sjelljen e rrezikshme të një të sëmuri mendor, kanë rënë në vesh të shurdhër.
Avokatja Përlesi shprehet se: Sipas Kodit të Procedurës Penale Prokuroria dhe Policia kanë detyrim ligjor që të fillojnë një hetim mos veprimi i tyre mund të përbëjë shkelje administrative, por edhe penale siç është në rastin konkret që ka ndodhur një ngjarje e rëndë dhe ka një viktimë në mes.
Tre herë është kërkuar ndërhyrje, tre herë është ndezur alarmi, por askush nuk ka reaguar me seriozitetin që kërkonte situata.
Dhe ironikisht, përballë frikës që po përvijonte, përgjigjja ishte një pyetje e ftohtë dhe cinike: “Nga ai ke frikë ti, mo Lili?”
Si për të thënë se frika është çështje karakteri dhe jo alarm për një tragjedi që po afrohej. Dhe sot, ajo frikë e injoruar ka një emër: Halil Koka, një jetë e humbur që mund të ishte shpëtuar, nëse shteti nuk do t’i kishte trajtuar sinjalet si zhurmë të zakonshme lagjeje.
Pas kësaj vrasje duhet të ishte shkarkuar zinxhiri i gjithë që nuk arriti të kryente detyrat dhe funksionet, por deri tani ata që moren denoncimin dhe askush nga insitucionet që duhej të vepronte vazhdojn të mos shqetësohen nga askush.
Nëna e viktimës sqaron se shteti është bashkëfajtor: “E shikonte ashtu në atë gjendje Lili, djali im u detyrua 1 herë denoncim, 3 denoncime sa i thonin “po ik mo Lili prej atij ke frik ti”? Jo mo s’kam frikë prej atij, por ai ka sjellë probleme në lagje. I kanë aty të nënshkruara denoncimet”.
Një akuzë e rëndë dhe e drejtë që lind nga një dhimbje që nuk ka drejtësi. Kur institucionet nuk dëgjojnë, kur policia nuk reagon ndaj denoncimeve, kur një person me rrezikshmëri të lartë endet i lirë, atëherë fajtor nuk është vetëm ai që shtyn thikën, por edhe ata që e lanë të ndodhte.
Shteti, që duhet të ishte mbrojtës, u bë bashkëfajtor me heshtjen e tij. Dhe kjo nënë, që kërkonte mbrojtje për të birin, sot mbart jo vetëm dhimbjen e humbjes, por edhe tradhtinë e një sistemi që duhej ta parandalonte këtë tragjedi./Vetting