Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi kryente manovra të rrezikshme në rrugë.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me ininciale, J. H., ishte i dehur në momentin që bënte këto veprime të rrezikshme, ndërsa edhe nuk i është bindur urdhrit për ndalim.
Materialet në ngarkim të 44-vjeçarit i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjitokastët për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i Policisë Gjirokastër:
Kryente manovra të rrezikshme në rrugë me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, si dhe nuk iu bind urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar, vihet në pranga 44-vjeçari.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin J. H., 44 vjeç, banues në Gjirokastër.
Shtetasi J. H. në lagjen “Granicë”, Gjirokastër, duket drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz” kryente manovra të rrezikshme në rrugë, gjithashtu nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar.
Materialet në ngarkim të shtetasit J. H. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjitokastët për veprime të mëtejshme.