I deklaroi dashurinë publikisht, ish-partneri i Fifit i jep fund beqarisë

0

Fifi pak kohë më parë ka shprehur publikisht se është e dashuruar duke treguar historinë e saj të dashurisë me një person me inicialin Xh.

“Nuk nisi kurrë. Thjesht kam dashuruar unë, m’u desh të kuptoja që nuk do të isha ndonjëherë me të dhe i kam ushqyer vetes një dashuri të pamundur. Në fakt nesër ne nuk e dimë se ç’mund të ndodhë, por ajo dashuri mua më ka bërë shumë mirë”, shprehej dikur Fifi.

Nga dashuria e madhe që këngëtarja kishte për djalin të lartpërmendur i kushtoi këngë dhe një tatuazh me fjalën “stracciatella”, pasi i thërriste me përkëdheli në këtë mënyrë.

Por mesa duket së fundmi, Xhuljo i ka dhënë fund beqarisë dhe ka shpallur fejesën me partneren e tij. Sic shihet edhe nga fotoja është publikuar gjithashtu edhe një foto nga ceremonia e fejesës, ndërkohë që marrëdhënia që ka pasur me Fifin ka përfunduar kohë më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu