I dënuar me 8 vite burg në Itali për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet në Tiranë 33-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar (EMRI)

0

TIRANË- Një 33-vjeça i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi i riu rezulton i dënuar me burg në shtetin fqinj në Itali.

Sipas njoftimit të policisë 33-vjeçari është i dënuar nga Gjykata e Napolit me 8 vjet e 6 ditë burgim, për veprat penale “Grabitje me armë”, ”Vrasje e mbetur në tentative” dhe ”Armabajtje pa leje”. Ai është identifikuar si Erjon Mera. Interpol Tirana vijon procedurën për ekstradimin e tij në Itali.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “The ëanted. Arrestohet me qëllim ekstradimi në Itali një 33-vjeçar, i dënuar me 8 vite nga Gjykata e Napolit, për ‘Grabitje me armë”, ”Vrasje e mbetur në tentative” dhe ”Armabajtje pa leje”.

Si rezultat i një pune të mirorganizuar operacionale, të kryer në koordinim me homologët italianë, pas shkëmbimit të informacioneve nëpërmjet strukturave të Interpol Tiranës, me Interpol Romën, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit, në bashkëpunim me Seksionin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në vijim të operacionit “The ëanted”, arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Erjon Mera., 33 vjeç.

Gjykata e Apelit të Napolit e ka dënuar 33-vjeçarin, me 8 vjet e 6 ditë burgim, për veprat penale “Grabitje me armë”, ”Vrasje e mbetur në tentative” dhe ”Armabajtje pa leje”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.