I dënuar me burgim të përjetshëm, arratiset nga burgu në Greqi 48-vjeçari shqiptar

0

Arratiset një shqiptar nga burgu i Domokos, Greqi. Shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm për pjesëmarrje në organizate kriminale trafiku droge dhe armëmbajtje pa leje, kishte marrë leje dhe duhet të kthehej në burg në datën 6 tetor.

Rezulton se nuk është kthyer dhe është shpallur person në kërkim.

Sipas njoftimit, 48-vjeçari ishte dënuar si anëtar i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe armëve, vepra për të cilat ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu