I dënuar për 17 vjedhje në Gjermani, prangoset në Itali 42-vjeçari shqiptar

0

Policia italiane ka vënë në pranga një 42-vjeçar shqiptar, i cili rezultoi se ishte i dënuar me 5 vjet e 11 muaj burg nga gjykata gjermane për vjedhjene  17 banesave.

Arrestimi i tij ndodhi apsi makina me të cilën ai lëvizte bashkë me dy persona të tjerë nuk ju bind urdhërit të karabinerisë për të ndaluar.

Pasi u fut në disa rrugica përgjatë “Selice” shqiptari dhe dy personat e tjerë ndaluan te varrezat ku tentuan të arratiseshin në këmbë, por karabinierët e stacionit të Sant’Agata sul Santerno arritën ta ndalonin 42-vjeçarin i cili në momentin e arrestimit ka kundërshtuar me dhunë.

Fillimisht ai u shoqërua në kazermën e Lugos, ku pas verifikimit të shenjave të gishtave rezultoi se ndaj tij kishte një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Gjermania. Shqiptari është dërguar në burgun e Ravenës, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.
Brenda makinës së braktisur, policia gjeti një pincë hidraulike për shtrëngimin dhe prerjen e kangjellave, radio profesionale, kartëmonedha të shumta, duke përfshirë ato kineze dhe shqiptare, dhe një sërë gurësh të çmuar (rubellit dhe tanzanit) me një vlerë prej rreth 10,000 euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu