I dënuari me vdekje ekzekutohet në Florida, në vitin 1994 vrau gruan dhe dy fëmijët

0

SHBA- Një burrë i dënuar me vdekje për vrasjen e gruas së tij dhe dy fëmijëve të tyre në vitin 1994 u ekzekutua me kimikate vdekjeprurëse të injektueshme të enjten në Florida. 60-vjeçari, Edëard Zakrzeëski është një ihsh-nënoficer i Forcave Ajrore të SHBA-së i cili u dënua për vrasjen e gruas së tij Sylvia, 34 vjeçe, djalit të tyre Edward, 7 vjeç, dhe vajzës së tyre Anna, 5 vjeçe, sepse partnerja e tij donte divorc.

Ai iku në Hawaii, ku u fsheh duke përdorur një identitet të rremë, por u dorëzua te autoritetet katër muaj më vonë pasi u njoh nga qytetarët pas një emisioni televiziv rreth vrasjeve të pazgjidhura në atë kohë.

Ky ishte ekzekutimi i 27-të në SHBA këtë vit -numri më i lartë që nga viti 2015, kur kishte 28 të tillë. Nëntë prej tyre u kryen në Florida. Nga 27 ekzekutimet e këtij viti, shumica – 23 – u kryen me kimikate vdekjeprurëse të injektueshme. Tre-dy në Alabama, një në Luiziana – u kryen duke shkaktuar asfiksi nëpërmjet thithjes së azotit, një metodë shumë e diskutueshme, pasi ekspertët e OKB-së e përshkruajnë atë si një formë torture.