“I dhatë besën Lulushit, dogjët mandatet,” Meta-anëtarëve të partisë: 3 drejtimet në të cilat do të punojmë

0

Ilir Meta, në mbledhjen e parë të Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, u ka bërë të ditura anëtarëve tre drejtimet në të cilat do të punohet në vijim. Ndërsa nuk e kurseu zhgënjimin që LSI u bë palë me Lulzim Bashën për djegien e mandateve, Meta, tha se tre drejtimet në të cilat Partia e Lirisë do të punojë tashmë janë revolucioni anti-korrupsion, organizimi i partisë duke u hapur dhe përgatitja për qeverisje.

“…Të gjithë kundër i pati, edhe ju për fat të keq se i dhatë besën Lulushin për të djegur mandatet. Në Partinë e re të Lirisë kemi përsëri shqiponjën se jemi popull luanësh, shqiponjash. Do të punojmë në tre drejtime: revolucioni anti-korrupsion, organizimi i partisë duke u hapur dhe e treta, qeverisa e vendit, përgatitja. Dy të parat do të jenë detyrat kryesore, përgatitja për qeverisjen do të jetë e imja e Neshos, e shumë ekspertëve që do të bashkohen në këtë ndërmarrje të rëndësishme.”

Kreu i Partisë së Lirisë akuzoi qeverinë, dhe kryeministrin Edi Rama më konkretisht se po vjedh vendin. Ai tha po ashtu se ish-kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë një opozitë fasadë, pasi sipas tij, ka bashkëpunuar me pushtetin.

“Ky çdo sekondë vjedh. Kudo, në të gjitha bashkitë. Keni ndonjë këshilltar në 60 bashki? Do filloni ta bëni. Revolucioni anti-korrupsion do të ketë edhe një strukturë anti-korrupsion… Do të nxjerrë kartelën, jam me kartelë do thotë. Kam qenë në psikiatri. Ju e keni ditur dhe ju vetë më vutë, unë jam një njeri i pafajshëm. Shikoni nepotizmin e doganave. As 20 për qind të të ardhurave nuk mblidhen sepse kanë krijuar monopolet e vjedhjes së shqiptarëve.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu