BRITANI- Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë angleze pasi u zbuluan se kishin drogë me vlerë 300,000 paund pasi ranë pre e një sulmi nga persona të maskuar të armatosur.
Pasi folën me Glen Xhaferrin, 26 vjeç të goditur dhe të mavijosur, Redjon Muratin, 28 vjeç dhe Anis Plakun, 29 vjeç, policia gjeti makinën e tyre të braktisur në të cilën ndodheshin mijëra paund.
Një kërkim i mëtejshëm në shtëpinë e tyre në Bradford çoi në zbulimin e drogës me vlerë mbi 150,000 £ dhe pajisje anti-spiunazh.
Xhaferri, është i diplomuar për inxhinieri dhe Plaku, një ish-ushtarak i Forcave të Armatosura shqiptare, i cili ka shërbyer edhe në Afganistan u dënuan me tre vite burg. Ndërsa Murati u dërgua më shumë se dy vjet në Gjykatën e Bradford Crown të enjten.
Pas sulmit në pronën e tyre ata nxituan drejt Infermierisë Mbretërore Bradford më 27 shkurt.
Policia gjeti një Audi A5 të braktisur pranë spitalit ku ishin shqiptarët, që përmbante 84,000 £ në një çantë të zezë në sediljet e pasme.
Tre shqiptarët u arrestuan më pas dhe oficerët shkuan për të kontrolluar shtëpinë njëkatëshe ku ata jetonin në Queensbury. Policia arriti të gjente 16 kg kanabis me vlerë prej 151,710 £ dhe 35,000 £ kesh në një garderobë. Sendet e tjera të gjetura përfshijnë një detektor anti-spiunazh, 1000 euro, telefona celularë dhe 240 £.
Kur u morën në pyetje pas arrestimit, Xhaferri deklaroi se nuk dinte gjë për paratë dhe nuk komentoi për kanabisin. Të njëjtën gjë tha edhe Murati i cili shtoi se flinte në sallon dhe dy të tjerët përdornin dhomat e gjumit.
Sakaq, gjykatësja besonte se tre shqiptarët ishin anëtarë të besuar në zinxhirin e krimit dhe nuk pranoi që ata nuk luanin një rol kryesor, vetëm sepse ishin dhunuar e grabitur.
Të dy Xhaferri dhe Plauku u dënuan me tre vjet për posedim kanabis ndërsa Murati u dënua me 27 muaj për rolin e tij.