Qëlloi bashkëshortin me armë në bashkëpunim me të dashurin, arrestohet Melisa Hoxhallari (Beluli) 29 vjeçe në Fier.
Ngjarja ndodhi më 5 janar 2025 në lagjen “Apollonia”.
Ajo akuzohet për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Klement Beqaj (ende në kërkim), plagosi me armë zjarri shtetasin Gledian Hoxhallari, 40 vjeç.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi”, ku G. H. u plagos me armë zjarri dhe u transportua menjëherë në spital. Sipas hetimeve, Melisa Hoxhallari dhe Klement Beqaj janë bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, ndërsa Melisa Hoxhallari është bashkëshortja e Gledian Hoxhallari, me të cilin është në proces për zgjidhjen e martesës.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Melisa Hoxhallari për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ndërsa për Klement Beqaj për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” .
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.
Ngjarja:
Më 5 janar 2025 në lagjen ‘Apollonia’ në Fier u plagos me armë zjarri 40 vjeçari Gledian Hoxhallari, i njohur si “Gledi”.
Si autor i dyshuar i krimit është shpallur në kërkim prej 5 ditësh 26-vjeçari Klement Beqaj, i njohur si Klejdi, teksa bashkëpunëtore në krim dyshohet edhe bashkëshortja e të plagosurit Melisa Beluli (Hoxhallari), 29 vjeçe me të cilën ishte në proces divorci.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi”, ku Klement Beqaj shkoi në lokalin ku ndodhej Gledian Hoxhallari dhe e qëlloi atë me armë zjarri.
Sipas dëshmimtarëve që kanë qenë të pranishëm në lokal, Klement Beqaj i mbështeti pistoletën në trup dhe e qëlloi 40-vjeçarin. Mësohet se të pranishëm kur ndodhi ngjarja ka qenë edhe bashkëshortja e të plagosurit Melisa Beluli dhe fëmija i tyre 10-vjeçar, ku Beqaj i ka plagosur babain në sy të tij.
Melisa Beluli dyshohet se është e dashura e autorit Klement Beqaj dhe po ashtu dyshohet se ajo e ka nxjerrë në pritë bashkëshortin e saj, duke informuar të dashurin për lëvizjet e tij.