– Sipërmarrësi Giancarlo Miotto u mbajt peng nga një bandë hajdutësh në vilën e tij. Sipas mediave vendase banda shqiptare kërcënoi me vdekje gruan e Miottos dhe vajzën 7-vjeçare.
Sipërmarrësi, 79 vjeç ka rrëfyer gjithçka nga momenti kur hajdutët u futën në shtëpi nga kuzhina dhe ka treguar se pjesa më e vështirë ishte fakti që kërcënuan gruan dhe vajzën e tij vetë 7 vjeç.
“Grabitësit hynë nga dera e kuzhinës, e vetmja që nuk mbyllej nga grilat. Po shikoja TV në dhomën e ndenjes, dëgjova një zhurmë dhe mendova për një pjatë të thyer. Pastaj një bandit u hodh mbi mua. Gruaja ime ishte në kuzhinë. Fëmija, dadoja dhe shërbëtorja ishin në dhoma të tjera. Na mblodhën në dhomën e ndenjjes, u ulëm në divan, gruaja ime zvarritej nëpër dhoma për të hapur kasafortat”,– tregon ai.
Më tej ai tregon se ishte shërbëtorja ajo që i dëgjoi duke komunikuar shqip me njëri-tjetrin, pasi ata kishin kapuç në fytyrë dhe ishte e pamundur ti indetifikonin.
“Ata folën në italisht, me theks ‘të huaj’, por sipas shërbëtores sonë ata komunikuan me njëri-tjetrin në shqip.”
“Ata e bënë shumë të qartë se kjo ishte një grabitje dhe se duhej të bënim atë që thoshin .Përndryshe do të na kishin lënduar dhe do të kishin rrëmbyer vajzën. Madje e kërcënuan me vdekje. Njëri i tha: “Rri aty, hesht . Nga ana tjetër gruas i ra të fikët, e tërhoqën zvarrë me forcë nëpër dhoma dhe e kërcënuan që ta çonin të hapte kasafortën . Ajo hapi fillimisht kasafortën në dhomën e gjumit, ku ruan bizhuteritë e saj dhe më pas kasafortën, ku ka orë luksoze dhe sende të tjera të çmuara në atë moment ra alarmi i përgjithshëm dhe ata u larguan .”– shtoi ai.
Të katër grabitësit kanë kërcënuar me dy pistoleta dhe kanë grabitur paratë, orët e çmuara, florinjtë që mbaheshin në kasafortën e vilës. Miotto nuk ishte i armatosur dhe për këtë arsye nuk reagoi në asnjë mënyrë. Ndërkohë hetimet vijojnë ndërsa janë siguruar videot e kamerave të pranishme brenda vilës.