Aktorja Arjola Demiraj dhe moderatorja Einxhel Shkira nuk i kanë ndalur debatet mes tyre edhe këtë natë të “Big Brother VIP”. Ishte deklarata e Arjolës se banorët që flenë deri vonë në drekë, nuk kanë asnjë problem tjetër, ka shkaktuar reagimin e ashpër të Einxhel. Mes tyre ka pasur debate me tone të ashpra.
DEBATI NË EMISION:
Einxhel: Nuk dua ta marr për të mirëqenë, por deklarata që Arjola ka lëshuar është e dalur në përfundim pa e ditur ti asgjë për tjetrin. Unë nuk jam e detyruar që ti them Arjolës historinë time. Këtu të gjithë kanë hallet e veta por nuk jemi të detyruar të përfaqësohem me hallet e mia.
Arbana: Ndoshta nuk është me kaq faj Arjola përderisa ti nuk ia ke treguar?
Einxhel: Është me faj se ajo paragjykon sjelljen time. Ku e di Arjola pse mua s’më zë gjumi? Është njësoj si unë t’i them Arjolës që ti s’ke halle se fle gjumëqë në orën 10.
Arjola: Më vjen shumë keq, por nuk kam shkuar të flas pas kësaj. Nuk e di se çfarë i duket vetja Enxhel në shtëpi, Enxhel i duket vetja si Angela Merkel që duhet të lësh takim paraprakisht me të.