I dyshuar për dh*unë në familje dhe përndjekje, ndalohet efektivi i policisë

0

Një efektiv policie në komisariatin e Himarës është ndaluar nga AMP.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrin i Brendshëm Taulant Balla. Sipas Ballës efektivi F.XH është ndaluar pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Përndjekje”, “Dhuna në familje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” etj.

‘Vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit nga ata që turpërojnë vlerat e uniformës së Policisë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me DVP Vlorë kanë ndaluar punonjësin e policisë të Komisariatit Himarë F.XH., i dyshuar për kryerjen veprave penale “Përndjekje”, “Dhuna në familje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” etj.’- shkruan Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu