Një vullkan që supozohet se nuk ka shpërthyer për 250,000 vjet po tregon shenja të një shpërthimi të afërt që do të shkaktonte shkatërrim dhe humbje jetësh.
Uturuncu, një i ashtuquajtur vullkan ‘zombi’ i vendosur në malet Ande të Bolivisë, ka përjetuar rritje të aktivitetit sizmik dhe emetimeve të gazrave.
Toka në qendër të vullkanit po ngrihet, ndërsa zona përreth po fundoset.
Një ekip shkencëtarësh të udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar zbuluan se ky aktivitet është për shkak të lëvizjes së lëngut dhe gazit nën krater, i cili ndodhet mbi trupin më të madh të njohur të magmës në koren e Tokës.
Uturuncu thuhet se qëndron mbi 6 mijë metra lartësi dhe është një stratovulkan – një vullkan i madh, i pjerrët, në formë koni i ndërtuar nga shtresa lave të ngurtësuar, hirit vullkanik dhe shkëmbinjve.