I fshehur poshtë shtratit, momenti i arrestimit të Artan Tafanit (Video)

0

Ky është momenti i arrestimit të Artan Tafanit, 39-vjeçari i cili me deklarimet e tij çoi policinë në zbardhjen e 18 ngjarjeve kriminale, 6 prej të cilave vrasje të bujshme. 2 nga këto vrasje janë regjistruar në Greqi dhe 4 në Elbasan, Korçë, Lushnje e Tepelenë.

Në pamjet e siguruara nga Infoweb Media, tregohet momenti kur Tafani neutralizohet nga forcat e policisë. Siç duket në këto pamje, ai u gjet i fshehur poshtë shtratit në një hotel në autostradën Lushnjë-Fier. Me vete iu gjet pistoletë, para e dokumente false.

I arrestuar pak ditë më parë nga policia e Tiranës, pasi akuzohet si autor i grabitjes me dhunë i një pike të këmbimit valutor në zonën e Astirit në muajin qershor të këtij viti, Tafani shfaqi pendesë dhe rrëfeu krimet e kryera gjatë viteve 2021-2023, duke implikuar 15 persona të tjerë.

11 prej tyre u vunë në pranga mes të cilave dhe një vajzë, ndërsa 4 të tjerë u shpallën në kërkim.

Mes personave për të cilin u lëshua një urdhër arresti, është dhe Laert Haxhiu, një emër i njohur i botës së krimit, që aktualisht ndodhet në burg në Greqi, pasi është dënuar me 18 vjet burg për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në Lushnje në vitin 2017.

31-vjeçari sipas deklarimeve të Artan Tafanit, ka patur rolin e organizatorit kryesor, por edhe si pjesëmarrës në ngjarjet kriminale të zbërthyera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu