ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 20-vjeçar shqiptar. Arrestimii të riut ka ardhur pasi atij iu gjetën në automjet një sasi prej 3.3 kilogramë kokainë. Sasia e drogës ishte ndarë në tre pako dhe ishte e fshehur në zonën e kroskotit. I riu u ndalua në fillim pasi po qarkullonte me shpejtësi të lartë. Gjatë kontrollit, drejtuesi i mjetit ka reaguar i tensionuar.
Efektivët fillimisht kanë vënë re se mjeti kishte një panel instrumentesh të dëmtuar, gjë që ndodh zakonisht kur çmontohen dhe montohen sërish, fakt ky që çoi drejt një kontrolli të plotë të mjetit. Aty u zbuluan edhe 3 pakot e lëndës narkotike e cila rezultoi të ishte e tipit kokainë. 20-vjeçar u arrestua dhe u dërgua në burgun e Villa Fastiggi deri në zhvillimin e gjyqit ndaj ti, ndërsa veç drogës u sekuestruan 884 euro cash dhe automjeti.