I grabisin çantën e belit në plazh, qytetari ka vetëm një kërkesë

0

Të gjithë kur jemi në plazh mendojmë se ku do lemë çantat, telefonat apo sende të tjera para se të futemi në det.

Dhe me të drejtë pasi ndodh që kur del përsëri në breg të mos i gjesh më. Është ky rasti i një qytetari nga Kosova i cili ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania.

Ai tregon se fundjavën e kaluar ishte me pushimë në Durrës përballë resortit Grand Blue Fafa ku i grabitën çantën e belit.

Në të kishte dokumenta, para dhe çelësin e makinës. Ai lutet që personi që e ka marrë ose kush e disponon të paktën t’i kthehë çelësin e makinës pasi ka mbetur ende e bllokuar.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje deshta nje ndihme te vogel nga ju, vikendin qe shoki isha ne pushime ne Durres me saktesishte ne Shkembin e Kavajes perball Hotel Grand Blue Fafa me eshte plaqkitur qanta e belit ku ne te kisha portofolin me dokumenta dhe te holla e nje qeles te vetures si ky ne foto,luteni qe nese dikush e gjet te pakten vetem QELESIN e vetures te shkruj tek faqja juaj sepse vetura ka mbet e bllokuar flm paraprakisht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu