I grabiti varësen të moshuarës, policia kap dhe i bën ‘formalitetin’ të riut

0

Rreh të moshuarën dhe i merr varësen e floririt, por e pëson keq një i ri.

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga P.L. 25 vjeç pasi akuzohet se ka grabitur një 73-vjeçare duke i marrë varësen e floririt nga qafa pasi e ka dhunuar.

Policia vendore bën me dije se pas marrjes së njoftimit se në afërsi të stacionit të trenit në Lushnjë i kanë marrë duke ushtruar dhunë fizike një varëse floriri që kishte në qafë shtetses Q. T., 73 vjeçe, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë bërë të mundur që të identifikojnë dhe të kapin në kohë rekord autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan për veprën penale “Vjedhje me dhunë” shtetasin P. L., 25 vjeç, banues në Lushnjë.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale varësja që autori i vodhi me dhunë 73-vjeçares.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu