I humbur prej ditësh, gjendet trupi i pajetë i vogëlushit 4 vjeçar/ Policia arreston një burrë

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Holandë. Policia ka gjetur trupin e pajetë të një 4-vjeçari me origjinë nga Belgjika, i cili rezultonte i zhdukur prej disa ditësh.

Dean Verberckmoes u raportua i zhdukur nga familja e tij. Të hënën policia zbuloi trupin e tij në një ishull artificial në provincën Zeeland të Holandës.

Policia holandeze njoftoi se kishte arrestuar një belg 34-vjeçar. Policia tha se i arrestuari, të cilin nuk e kanë identifikuar zyrtarisht, u kap në qytetin holandez Meerkerk, rreth 120 kilometra (60 milje) në verilindje të vendit ku u gjet trupi i djalit.

Mediat holandeze raportuan se Dean Verberckmoes kishte qëndruar me miqtë e familjes përpara se të raportohej i zhdukur.

Policia tha se i dyshuari dhe djali u panë për herë të fundit të mërkurën në qytetin belg të Sint Niklaas, pranë Antëerpen.

Zyrtarët në Holandë nisën një operacion të madh kërkimi pasi morën informacione se Verberckmoes mund të ishte në këtë vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu