“I jepte udhëzime një gruaje që të zhvishej”, videoja që i kushtoi të gjithë karrierën kryeministrit të Qipros

0

Kryeministri i Qipros së Veriut, Ersan Saner u detyrua të japë dorëheqjen nga të gjitha pozicionet dhe të largohet nga politika. E gjitha pasi një iu publikua një video intime me një grua, pamje të cila përfunduan në duart e shefit të mafies turke Sedat Peker.

Videoja “rozë” ka përfunduar në rrjet duke u bërë virale, ndërsa në të shfaqet Saner, i cili i jep udhëzime një gruaje që të zhvishet. Videoja përfundoi në duart e shefit të mafias turke Sedat Peker, i cili prej kohësh tashmë është në “luftë” me qeverinë e Erdoganit dhe mbështetësit e tij, si Ersan Saner muajt e fundit.

Sipas gazetës qipriote turke “Yeniduzen”, Ersan Saner pohon se videoja, e cila po qarkullon në internet është redaktuar, ndërsa shton se avokatët e tij po merren me çështjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu