“I kam vjedhur ilaçet për të paguar kredinë”, zbardhet dëshmia e infermierit të arrestuar, pranon vjedhjen e ilaçeve të pacientëve me covid

0

Zbardhen detaje nga arrestimi i infermierit të Spitalit të Korçës, Nikolin Ciko, pasi kishte vjedhur ilaçet dhe pajisjet mjekësore të të sëmurëve me koronavirus dhe sëmundje tumorale, me vlerë 1 milion lekë.

Siç mësohet nga burimet infermieri Ciko ka pranuar vjedhjen e ilaçeve para uniformave blu.

Burime bëjnë me dije se infermieri është shprehur se i vjedhur ilaçet për arsye borxhesh, madje ai ka shkuar edhe më tej, duke thënë se ka edhe një kredi për të shlyer.

Nikolin Ciko, infermier në urgjencë, ka shërbyer gjatë periudhës së pandemisë, duke u marrë me pacientët me Covid, të cilëve mendohet t’u ketë shitur medikamentet e vjedhura.

Burimi: Ballkan Web


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu