I kishin kallur datën ishullit grek, kapen 6 shqiptarë

0

 

Gjashtë persona u arrestuan në Greqi të akuzuar për dhjetëra vjedhje në shtëpi luksoze dhe vila në ishullin e Mykonos.

Operacioni filloi mbrëmjen e djeshme dhe deri tani ka çuar në arrestimin e gjashtë personave, të cilët sipas mediave greke janë shqiptarë.

Po sipas artikullit shqiptarët kanë vjedhur mijëra euro dhe bizhuteri. Shqiptarët pikasnin mirë lëvizjet e pronarëve dhe i zgjidhin shtëpitë që do të vidhnin.

Preja e bandës, sipas vlerësimeve të autoriteteve, arrin në dhjetëra mijëra euro. Dosja e çështjes është e gjatë me dhjetëra faqe dhe nesër pritet që të dalin emrat e të arrestuarve dhe detaje të reja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu