Dominic Taddeo, një vrasës 64-vjeçar është arratisur nga burgu në New York, pasi ishte tranferuar në një institucion të sigurisë së mesme. Mediat shkruajnë se ngjarja ka ndodhur të hënën, ndërkohë që Taddeos i kishte mbetur vetëm një vit dënim për të kryer.
Më 28 mars Taddeo kishte marrë leje për një takim të autorizuar, por nuk u kthye më në institucionin ku po vuante dënimin dhe u shpall në kërkim. Kjo është hera e dytë që ndodh. Herën e parë, Taddeo u arratis në vitin 1987. Për dy vite ai qëndroi në arrati dhe më pas u prangos.
Ai është dënuar për vrasjet e tre njerëzve dhe dy tentative vrasjeje. Bëhet fjalë oër vrasjen e Nicholas Mastrodonato, Gerald Pelusio, e Dino Tortatice, ngjarje të ndodhura nga viti 1982 deri në 1983.
Ai gjithashtu kishte tentuar dy herë të vriste shefin e bandës mafioze Thomas Marotta. Marotta u qëllua nga Taddeo gjashtë herë në tentativën e parë dhe tre herë në tentativën e dytë, por mbijetoi.