Mesa duket Mav dhe Mandi, çifti mjaft i famshëm i rrjetit social TikTok e kanë një zgjidhje. Të bezdisur nga zhurma që fqinjët sipër tyre bënin në orët e vona të natës, ata kanë vendosur të “hakmerren” me të njëjtën mënyrë.
Në video duket burri, Mavi, i cili mban partneren Mandin me kokë poshtë dhe këmbët në tavan në mënyrë që ajo të përplasë këmbët sikur të jetë duke vrapuar mbi dysheme. Dyshja ecën kështu nëpër të gjithë tavanin e apartamentit të tyre per t’i treguar fqinjëve sa të bezdisshme ishin zhurmat.