I mek të gjithë aktorja me deklaratën që bën: ‘Unë jam shumë e lumtur që mamaja ime vdiq’! Tregon arsyet

0

Duket e pabesueshme! Aktorja e njohur, Jennette McCurdy i ka tronditur të gjithë me një deklaratë mbi vdekjen e mamasë së saj.

Ajo shprehet e lumtur për vdekjen e së ëmës, pasi sipas saj, kjo e fundit kishte abuzuar me të për vite me radhë.

Jannette ankohet se mamaja e saj në moshën 11 vjeçare e ka mësuar atë të ushqehet në mënyrë të pashëndetshme, aq sa t’i sillte probleme shëndetësore.


“Unë jam e kënaqur që vdiq mamaja ime dhe do të gënjeja se e kisha shumë të vështirë të arrija deri këtu. Por tani jam në një vend të jetës sime që kurrë nuk do ta kisha menduar se ishte e mundur dhe në fund ndjehem e lirë.

Kujtimet e mija të hershme ishin ato të kaosit, ku emocionet e mamasë sime ishin jo të rregullta, sa më dukej sikur të ecja në litar përditë.

Luhatjet e humorit të saj ishin të pranishme dhe nëna ime ëndërronte të bëhej aktore e famshme prandaj ishte e fiksuar të më bënte një yll”, ka rrëfyer aktorja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu