Një fëmijë 8-vjeçar ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash teksa po luante.
Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Kodra e Shtufit’ në Gjirokastër.
Burimet bëjnë me dije se 8-vjeçari u transportua si fillim në urgjencën e spitalit Rajonal Omer Nishani, ndërsa më pas gjendja e tij u rëndua dhe u nis drejt Tiranë për mjekim më të specializuar.