Aksident me motorr, humb jetën 31-vjeçari

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Shkallnur të Durrësit.

Raportohet se një 31-vjeçar ka humbur jetën pasi pësoi një aksident me motor.

Sipas policisë, viktima i identifikuar si shtetasi A.K., humbi kontrollin e motorit dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.06.2020, 19:00, në Shkallnur, duke drejtuar motorrin tip “Skuter”, shtetasi A.K., 31 vjeç, ka humbur kontrollin e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu