Mjeku Erges Eskiu përmes një postimi në Facebook ka rrëfyer eksperiencën e tij tronditëse në një qendër tregtare.
Ai shkruan në rrjetin social se kishte çuar fëmijët e tij për të luajtur në qendrën tregtare duke e parë si një vend të sigurt, por është përballur me një rast tronditës. Sipas mjekut, një i mitur i cili ishte i shëndetshëm, ka kërcënuar një djal të imët se do i thyente dorën, por ka qenë ndërhyrja e tij që ka normalizuar situatën.
Gjithashtu ai i ka bërë thirrje prindërve që të mos i lejojnë fëmijët të luajnë video-lojra të dhunshme në internet.
Postimi i Erges Eskiut në Facebook:
Do ta thyej krahun…
Kisha çuar djalin per te luajtur ne “Qender Tregtare” duke vleresuar se eshte nje vend me i sigurt per te luajtur dhe me femije te cilet vijne nga familje me nivel ekonomik mesatar ose te larte.
Kete here duke vezhguar femijen qe po luante, degjoj:
-Do ta thyej krahun! Ishte nje fjali makabre qe me terhoqi vemendjen dhe po shikoja pernjehere nga femijet qe ishin duke u ngacmuar per te dalluar cili ishte djali qe e tha.
Ishte nje djale me floke te verdha, i mire ushqyer, i paster dhe çuditerisht nje femije jo i qete.
Ju versul serish femijes me te imet, e kapi me te dyja duart, dhe serish pasi u distancuan e kercenoi:- Do ta thyej krahun.
Duke pare se vajzat qe monitorojne ambjentin nuk dukeshin afer per te pare femijet e per te ndaluar dhunen ne kendin e lojrave, i therras femijeve: -Çfare po beni? Çfare eshte kjo gjuhe keshtu? Ti nese nuk do te luash me djalin me te vogel, mos iu afro dhe luaj me shokun tend, por nuk ke te drejte ta prekesh me dore e aq me keq ta kercenosh me keto fjale.
Me pas iu drejtova femijes se vogel. Mos luaj me te, nese te afrohet i thuaj:- te lutem largohu. Mos me prek me dore. Nuk ke pune me mua. Ne te kundert do therrase vajzat e sigurise.
Per aty pushuan, por serish shikoja djalin me gjuhe te dhunshme, te ishte shume i levizur. Shprehte tension dhe agresion ndaj djalit tjeter te cilin nuk e njihte, por prania e tij po e bezdiste. Ne fakt nuk ishte puna se me i vogli e kercenonte djalin agresiv, por ishte nje deshire e djalit me te madh per te treguar se sa i forte ishte.
Nuk pata mundesi te flisja me prinderit e tij, por me gjase, ky tension i akumuluar, mund te vij prej lojrave te dhunshme qe femijet luajne ne video-lojra. Dhune, gjak, shpejtesi, perplasje, gjymtim dhe kur femija luan dhe luan me kohe te gjate dhe ne mungese te monitorimit nga e ana e prinderve apo mungeses se komunikimit me femijet e tyre, mund te kalojne ne probleme serioze te shendetit mendor, te cilat e bejne edhe nje femije nga familje me nivel te mire ekonomik, te jete nje femije jo i shendetshem psikologjikisht dhe problematik per shoqerine.
Keshillat e mia nisur nga rast jane:- Ndaloni femijet te ekspozohen ne video-lojra te dhunshme. Zero ekspozim!
Mos lejoni femijet tuaj te luajne me shume se 50 minuta ne dite dhe te mesohen te pranojne humbjen. 5 minuta para fundit te kohes femija duhet lajmeruar qe loja perfundon pas pak dhe nuk ka kohe shtese.
Edukojini femijet qe nuk kane asnje te drejte te kercenojne apo qofte edhe te prekin me dore dike tjeter pa deshiren e tyre.
Edukojini femijet tuaj, te mos shoqerohen me femije te dhunshem, apo te mos lejojne askend t’i prek me dore pa deshiren e tyre. Nese dikush po shfaq tension, agresivitet, te mundohen te shmangen e te luajne vetem ose me nje femije tjeter paqesor.